Transmetuar më 19-08-2019, 12:47

Njëri ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës, ish Ministri i Jashtëm grek Niko Kocijas në rrjetin social Tëitter ku shkruar se në tabelën e re të vendosur te monumenti e Aleksandrit të Madh pranohet përkatësia helene e ti.j

“Tabelë në të shkruhet se Aleksandri i Madh është një hero Grek, sot qëndron nën monumentin e Aleksandrit në Shkup. Kjo është një dëshmi tjetër e miqësisë midis popujve dhe një goditje ndaj altruizmit ”- pohoi Niko Kocijas, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë.

Por vendosja e tabelave të reja në monumentet në qendër të Shkupit dhe largimi i diellit të Verginës nga Institucionet publike, ndërtesat si dhe hapësirat publike, është përmbushje e detyrimit që del nga Marrëveshja e Prespës.

Tabelat dhe emërtimet ne përmendoret e disa figurave historike në Shkup janë dëmtuar nga qytetarët pasi saktësonin që i përkisnin trashëgimisë greke.

Mes veprave te dëmtuara janë monumenti i Aleksandrit të Madh, i Olimpias dhe i Filipit të Dytë.

Emërtimet u ndryshuan me vendim qeverie në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës të firmosur me Greqinë qershorin e kaluar.

Përveçse i dha fund konfliktit tridhjetëvjeçar mes dy fqinjëve, pakti i Prespës parashikon që dy shtetet të mos përvetësojnë publikisht simbolet, kulturën apo figurat historike të njëri-tjetrit.

Sulmet mendohet se u nxitën nga mbishkrimet e tabelave që cilësonin se personazhet e ekspozuara në Shkup nuk ishin maqedonas, por grekë të vjetër.

Përkatësisht në rastin e heroit Aleksandri i Madh, shkruhej se ai “i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore botërore.”

Gjithashtu po vijon puna për zëvendësimin e simbolit të “Diellit të Verginës” i cili është stampuar në puseta dhe sheshet e qyteteve e objekte të tjera në disa komuna.

Në qytetin e Manastirit një qytetar ka spërkatur me ngjyrë ari mbi 100 puseta. /a.m/noa.al/