Transmetuar më 19-08-2019, 10:18

Në 3 gusht, në tragjedinë e El Paso, Texas gjetën vdekjen 20 persona dhe 26 të tjerë u plagosën, pasi 21-vjeçari Patrick Crusius, hapi zjarr ndaj tyre.

Mes viktimave ishte edhe Margie Reckard, bashkëshortja e Antonio Basco, i cili u kthye në simbol, pasi funerali i viktimës u organizua në një ceremoni të madhe, në sajë të një apeli të bërë në Facebook.

Antonio druhej se mos e varroste të shoqen i vetëm, kështu që bëri një apel në Facebook duke ftuar gjithë komunitetin.

Kështu në funeralin në La Paz Faith Memorial and Spiritual Center, u paraqitën plot 700 persona, të cilët iu gjendën pranë bashkëshortit të ve.

Antonio ishte martuar me Margie prej 22 vitesh dhe nuk kishte të afërm të tjerë në qytet. Pasi gruaja u vra, ai druhej se mos e përcillte i vetëm të shoqen, ndaj bëri dhe apelin në Facebook.

Kështu si për habi të tij ndodhi e papritura, në filli erdhën 900 buqeta me lule nga kudo dhe më tej u shfaqën personalisht plotë 700 vetë.

Prifti Harrison Johnson, në fjalën e tij tha, “Shiko se sa shumë miq ke tani. Do e kalosh këtë moment”.

I surprizuar Basco shpërtheu në lot duke thënë, “Ishte dashuria e jetës sime, qysh kur e pashë për herë të parë në një lokal, e kuptova. E kam të vështirë pa të”. /a.y/noa.al