Transmetuar më 19-08-2019, 09:24

“Një eksperiencë e pazakontë!” Dhe buzëqeshja e saj e stampuar në fytyrë, e konfirmon atë që thotë.

29-vjeçarja Anneliese Satz, është femra e parë që piloton një avion super jet teknologjik F-35B.

Vajza amerikane është kapitene e lindur në Boise të Idaho dhe lidhur me këtë eksperiencë thotë, “Programi i simulimit të përgatit me kujdes për fluturimin e parë. Por eksperienca në qiell është mbresëlënëse”.

Satz ka mbi 300 orë fluturim në karrierën e saj dhe tashmë do të marrë pjesë në aksionin e skuadroneve të sulmit ‘121’ me bazë në Iwakuni të Japonisë.

Para se të bëhej pilote ushtarake, Anneliese Satz, ishte pilote e helikopterëve tregtarë.

Pikërishjt kjo punë e bëri që të kuptonte potencialin e saj, “Në çdo shkollë formimi ku kam marrë pjesë, kam dhënë më të mirën nga vetja. Përgatitja dhe vendosmëria janë dy pika kyçe drejt suksesit”. /a.y/noa.al