Transmetuar më 19-08-2019, 08:49

Është zyrtare, futbollisti italian Mario Balotelli bëhet pjesë e ekipit të Brescia.

Lajmi u dha nga ekipi bardhë e blu në një komunikatë, ndërkohë që prezantimi i tij do të bëhet pasditen e së hënës në 16.45 në selinë e Brescia në rrugën Ferramola.

“Më në fund kthehem në qytetin tim. Brescia po vi”, shkroi Balotelli në Instagram.

Misioni i 29-vjeçarit është të fuqizojë Brescian por edhe veten.

“Mario kthehet në shtëpi”, lajmëroi ekipi i Brescia, në komunikatën zyrtare.

Rikthimi në Itali pas largimit nga Marseja është pritur me entuziazëm nga Mario, i cili shtë mjaft i lidhur me Brescian, qytetin ku u rrit qysh fëmijë. /a.y/noa.al