Transmetuar më 19-08-2019, 08:31

Presidenti Ilir Meta këtë verë e ka pasur mjaft të ngjeshur me vizita në natyrë, ku kryesisht u ndal në malësinë e Kosovës.

Por mëngjesin e sotëm ai ka publikuar disa fotografi nga teqeja e Ballëm Sulltanit në Martanesh.

Me këtë rast ai ka uruar gjithë besimtarët bektashinj për nisjen e pelegrinazhit në malin e Tomorrit.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga vendi i mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!

Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al