Transmetuar më 18-08-2019, 19:55

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e finales së Superkupës së Shqipërisë, mes Partizanit dhe Kukësit.

Të parët që shënuan ishin të kuqtë që në minutën e gjashtë kaluan në avantazh me Malën.

Kryeqytetasit ishin më kërkues ndërsa Kukësi u mbrojt për të gjetur golin me kundërsulm.

Pak para se të përfundonte pjesa e parë, verilindorët shënuan me anë të Malikji.

Pjesa e dytë pritet më interesante. /k.k/noa.al/