Transmetuar më 18-08-2019, 19:41

Partizani kryeson me rezultatin 1-0 ndaj Kukësit në ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë.

Takimi po mbahet në “Elbasan Arena”, ku të kuqtë shënuan që në minutën e gjashtë me anë të Malës.

Kryeqytetasit duket se janë një hap përpara në lojë, ndërsa Kukësi kërkon të përdorë kundërsulmin për të shënuar.

Partizani u shpall kampion këtë sezon, dhe Kukësi fitoi Kupën e Shqipërisë. /k.k/noa.al/