Transmetuar më 18-08-2019, 10:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në aksin Elbasan-Peqin.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Papër.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe në foto nga vendngjarja, makinat janë dëmtuar, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet ende mbi pasojat e njerëzve që ndodheshin në automjetet e përfshira në aksident. /a.m/noa.al