Transmetuar më 18-08-2019, 09:06

Shpërthimi i një bombe në një sallë në Kabul ku po zhvillohej ceremonia e një dasme ka lënë të vdekur 63 persona, si dhe janë plagosur më shumë se 180 të tjerë.

Duhet të ishte dita më e lumtur për një çift dhe të afërmit e tyre, por kjo ditë në Afganistan është kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Dëshmitarët i thanë BBC-së një kamikaz shpërtheu eksploziv gjatë një ceremonie martese.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:40 të ditës së shtunë me kohën lokale në një zonë në perëndim të qytetit, të populluar kryesisht nga muslimanët shiitë.

Talibanët mohuan që ishin ata mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit vetëvrasës.

Militantët myslimanë sunitë, përfshirë Talibanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë synuar vazhdimisht pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan.

Ministria e Brendshme afgane konfirmoi numrin e vdekjeve pak orë pas bombardimit.

Fotot e publikuara në mediat sociale tregonin pamje tmerri nëpër sallën e dasmave mes karrigeve dhe tryezave të përmbysura.

Dasmat në Afganistan shpesh përfshijnë qindra të ftuar që mblidhen në salla të mëdha, ku burrat zakonisht ndahen nga gratë dhe fëmijët.

/a.m/noa.al