Transmetuar më 17-08-2019, 21:30

Dy shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë arratisur nga burgu i Kasandrës, në Greqi.

Sipas mediave greke njëri prej shqiptarëve kishte marrë leje dhe nuk u kthye më në burg, sipas afateve.

Shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm, çka do të thotë se ai ishte arratisur pa u bënë re.

Policia greke po kryen operacion masiv për të arrestuar dy shqiptarët e arratisur, ndërkohë vijojnë hetimet. /a.m/noa.al/