Transmetuar më 17-08-2019, 14:20
Foto ilustruese

Një pushues ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa ka qenë duke u larë në plazhin e Spillesë, Kavajë.

Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë 32-vjeçari Julian Xhani., banues në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë.

Të riut, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë.

Mirëpo gjatë rrugës për në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i riu ka ndërruar jetë.

Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al