Transmetuar më 17-08-2019, 11:11
Lenda narkotike dhe materialet e sekuestruara

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Durrës, e ndarë në doza gati për shitje.

Pasditen e djeshme u kurorëzua operacioni i koduar “Prita”, duke u vënë në pranga një person.

Kështu nga ana e policisë u vu në pranga F.B., 29 vjeç, banues në Durrës, pas informacioneve në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 50 doza lëndë narkotike marijuanë dhe një peshore elektronike.

Për veprime të mëtejshme ndaj 29-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al