Transmetuar më 17-08-2019, 10:43

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të blejë Groenlandën nga Danimarka.

Siç shkruan ‘Wall Street Journal’, kreu i Shtëpisë së Bardhëm, iu ka folur bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, mbi mundësinë që SHBA të blejë territorin autonom danez.

Interesi i tij lidhet me rezervat natyrale dhe rëndësinë gjeopolitike të ishullit. Kurioziteti i Trump është ngjallur nga një bashkëpunëtor i tij gjatë një darke.

“Wall Street Journal”, shkruan se Presidenti ka folur për synimin që të blejë Groenlandën në disa raste, madje disa këshilltarë të tij e kanë mbështetur, duke evidentuar avantazhet ekonomike të një operacioni të tillë, duke hequr paralele me blerjen e Alaskës nga Rusia në vitin 1867.

“Groenlanda nuk është në shitje”, ishte reagimi i prerë i ministrisë së Jashtme të territorit autonom të Danimarkës, e cila ka një qeveri dhe parlament të vetin.

“Duhet të jetë një gënjeshtër 1 prilli, por jashtë sezonit deklaroi ish-Kryeministri

Lars Lokke Rasmussen. Një territor katër herë më i madh se Franca, por ku jetojnë 56 mijë persona, me një sipërfaqe prej 2 milionë kilometër katrorë.

Në ishullin e akullt, SHBA ka një bazë të madhe ajrore “Thule Air Base”, në zonën veriperëndimore të ishullit me 600 pjesëtarë të stafit dhe një sistem radar shumë të fuqishëm, shkruan noa.al.

Ndërkohë Trump do të vizitojë Danimarkën në të parën vizitë zyrtare në muajin shtator. /a.y/noa.al