Transmetuar më 17-08-2019, 10:08
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Mirditës.

Kështu policia e Mirditës pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 29-vjeçarin Sandër Nikolla (Leka), banues në Mirditë

I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës në Itali, në shkurt 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Nikolla akuzohet për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”, duke rrezikuar deri në 10 vite burg.

Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës. /a.y/noa.al