Transmetuar më 16-08-2019, 22:56

Gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku ka ndërruar sot jetë në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Emra të njohur e të panjohur kanë shprehur pikëllim dhe dhimbje për largimin nga jeta të gazetarit të mirënjohur, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Fatosi ishte një nga gazetarët e angazhuar, i cili me përkushtim, aftësi dhe civilitet qëndroi në mbrojtje të interesit publik.

“Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku! Te dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe njeri prej gazetareve dhe publicisteve te njohur te vendit, Fotos Baxhaku. Fatosi ishte një nga gazetaret e angazhuar, i cili me përkushtim, aftësi dhe civiltet qendroi ne mbrojtje te interesit publik dhe me shkrimet, publikimet, emisionet televizive kontriboi ne pluralitetin, pavaresine e mediave se dhe kritiken, transparencen e dukurive negative ne shoqerine tone. Me kete rast shpreh nderimin tim per vepren dhe kontributin e Fatos Baxhakut si dhe ngushllimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermve te tij, i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Sb”, shkruan Berisha në reagimin e tij./a.k/noa.al/