Transmetuar më 16-08-2019, 17:39

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë dy punëtorët që humbën jetën ditën e sotme si pasojë e rrëzimit të një skele në rrugën e “Elbasanit”, në Tiranë.

Nuk dihen shkaqet që çuan në shkëputjen e skelës nga ndërtesa, ndërsa administratori i objektit është shoqëruar në polici.

Noa.al ka mësuar se nga kjo ngjarje janë lënduar edhe tre persona, Genti Bardhi, Altin Marku dhe Euglidios Lika.

Për fat të mirë të tre nuk kanë rrezik serioz për jetën.

Mendohet se punëtorët kanë rënë nga 5 metra lartësi dhe kanë qenë të shpërndarë në pjesë të ndryshme të skelës. /k.k/noa.al/

Rrëzimi i skelës së pallatit në Tiranë, humb jetën dhe i plagosuri i dytë

Tiranë/ Rrëzohet skela, disa punëtorë të plagosur