Transmetuar më 16-08-2019, 17:03
Foto ilustruese

Humb jetën edhe punëtori i dytë që mbeti nën rrënoja pas ngajrjes së rëndë në Tiranë.

Katët punëtorët u aksidentuan sot më rëndë si pasojë e shembjes së një skelë e vendosur për rikonstruksionin e një pallati.

Por dy prej tyre që mbetën nën rrënoja kanë ndërruar jetë nga ngjarja tragjike.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 15:00 në afërsi të rrugës së Elbasanit.

Policia tha se viktimat janë identifikuar si O. K., 36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Dy punëtorë e plagosur janë  Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës. Është shoqëruar administratori i punimeve, ndërsa po hetohet ngjarja e rëndë./a.m/noa.al/