Transmetuar më 16-08-2019, 16:23

Mbi ngjarjen e rëndë ndodhur sot në Tiranë, ka reaguar përmes një njoftimi paraprak edhe policia.

Policia informoi mbi ngjarjen  ku disa punëtorë ranë nga skela e një pallati dhe për rrjedhojë 4 prej tyre janë plagosur, se njëri prej punëtorëve i mbetur nën rrënoja, ka ndërruar jetë.

Fillimisht u raportua se dy punëtorë u çuan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjera u bllokuan nën rrënoja.

Uniformat blu njoftuan se pas ngjarjes, kanë shoqëruar edhe administratorin që drejtonte punimet.

Në Spitalin e Traumës në Tiranë janë dërguar dy punëtorë të plagosur, Genti Bardhi dhe Euglidios Lika. Ndërsa njëri prej punëtorëve të plagosur gjendet akoma nën rrënoja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë  e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar  4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç  janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë  dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë  njërit prej tyre. Policia e Zjarrfiksja  vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër  Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./a.m/noa.al/