Transmetuar më 16-08-2019, 16:41

Është zhvilluar sot testimi për shumë prej të interesuarve që duan të futen në sistemin arsimor, ndërkohë ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, garantoi se ky process është transparent dhe efikas, ndërkohë që mësuesit do të emërohen në bazë të meritokracisë.

Shahini, lidhur me testimin që vijon, dha edhe këto të dhëna:

“Vijon procesi i testimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), si fazë e dytë e punësimit nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

“Deri sot, rreth 3,600 kandidatë kanë zhvilluar testimin”

“Procesi do të jetë deri më datë 22 Gusht”

“Testimi organizohet sipas profileve të ndryshme të punësimit”

“Nëpërmjet portalit "Mësues për Shqipërinë":  Rreth 1,300 – 1,400 mësues priten të punësohen gjatë vitit të ardhshëm shkollor”

“Mësuesit emërohen në bazë meritokracie”

“Sigurohet që pjesë e sistemit të jenë më të mirët”

“Garantohet transparencë, efikasitet dhe cilësi të dhënash”./a.m/noa.al/