Transmetuar më 16-08-2019, 16:03

Aurela Gaçe, këngëtarja e mirënjohur, dallohet shpeshherë edhe për sinqeritetin e saj.

Ajo thotë se ka kënduar plot 18 vjet më parë një këngë, vargjet e së cilës po i kupton apo përjeton sot.

“E dua, një dorë që t’a shtrëngoj, t’a mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj!”, u shpreh Aurela lidhur me vargjet e këngës, duke iu shtuar edhe bashkimin e duarve, siç kuptohet, me ato të bashkëshortit të saj.

“Në kohën kur e këndova, 18 vjet të shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vërtetë të këtyre vargjeve. Sot po”, shton më tej këngëtarja e njohur vlonjate./a.m/noa.al/