Transmetuar më 16-08-2019, 15:03

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilët tha se “ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës.”

Meta bashkë me dy prej politikanëve më të rëndësishëm të Kosovës mori sot pjesë në në "Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019” në Rahovec.

Në një postim në Facebook, Presidenti i Shqipërisë, u shpreh, se “së bashku me Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri!”. /a.m/noa.al/