Transmetuar më 16-08-2019, 14:26
Foto ilustruese

Një shpërthim tritoli është shënuar në një parukeri në zonën e Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës sapo kishte hyrë e premtja, në fshatin Nikël.

Mësohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në parukerinë e shtetases R. Sh., duke shkaktuar dëme materiale.

Kështu lidhur me këtë rast u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Krujës dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al