Transmetuar më 16-08-2019, 12:50

Policia Fierit bën me dije se janë sekuestruar 120 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,

në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro, të shtetasit T.B.

Kjo pasi nga hetimet e kryera, shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al