Transmetuar më 16-08-2019, 11:16

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me rastin e kandidatit fitues socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili u dorëhoq ditën e djeshme, pas akuzave për trafik droge në Itali.

Ai thotë krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

“Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës”, shkruan Basha.

Ai shton se Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Gjatë regjimit të tij, thotë Basha, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. Shqipëria si Europa. Rama ik”, thotë në mbyllje kryeopozitari, teksa publikon edhe një video. /a.y/noa.al

“Dënimi i Pjetrit”, Rama: Fshehja e ngjarjes e patolerueshme! S’mund të lerë në baltë zgjedhësit

PD i dërgon Prokurorisë të dhënat për Valdrin Pjetrin: Na informoni për procedurat e verifikimit

Tërhiqet Valdrin Pjetri. Dorëhiqet nga marrja e postit të kryebashkiakut të Shkodrës

Verifikim për dënimin e Valdrin Pjetrit, Prokuroria i përgjigjet kërkesës së PD