Transmetuar më 16-08-2019, 09:22
Foto ilustruese

Një burrë i moshuar në Pogradec, ka tentuar të vrasë me granatë dy vëllezër, pas një konflikti mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme, e enjte, R.Fraholli, 72 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka tentuar të vrasë vëllezërit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç, banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i moshuari, për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cenohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Lidhur me këtë ngjarje për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.y/noa.al