Transmetuar më 16-08-2019, 08:33

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues i cili ka thënë se turistët nuk lëvizin dot në rrugë, për shkak të problemeve.

Por kreu i qeverisë i është kthyer se duhet gjetur se pse turistëve i’u pëlqen aq shumë Shqipëria e sharë.

Komentuesi i shkruan, “Turistët nuk lëvizin dot brenda vendit. Autobusët janë copë copë dhe pa ajër, bashkë me udhëtar që akoma në 2019 mbajnë erë. Nuk ka stacione, orare dhe itinerare online, dhe gjatë rrugës ndalojnë kudo, duke vënë në rrezik udhëtarët dhe pa kriter e zgjasin kohën e udhëtimit duke ndaluar çdo 400 m për të marrë njerëz si autobus urban.

Udhëtimet me traget janë shumë të lodhshëm, vonojnë goxha edhe njerëzit për të dal rrinj presin në diell. Mundet të bëhen investime sa të duam, po pa rregulluar këto gjëra njerëzit nuk do vijnë me kur të na këtë kaluar nami. Mbaroj koha e emigrimit vite ‘90. Njerëzit që udhëtojnë duan rehat!”

Por Kryeministri nuk ka qëndruar indiferent, duke shkruar se, “Ti shumë mirë që po u qan hallin turistëve, po hajde gjeje pse turistët nuk ankohen, po u pëlqen aq shumë kjo Shqipëri kaq e sharë dhe e batërdisur nga gojartët shqiptarë?” /a.y/noa.al