Transmetuar më 15-08-2019, 22:30
Një grua në Kosovë ka befasuar me veprimin e saj, teksa ka hequr dorë nga fëmijët për tu rimartuar.
Gruaja ia ka dorëzuar shtetit tre fëmijët e saj nga martesa e parë, duke hequr dorë nga mëmësia.
Mediat vendase shkruajnë se udhëheqësja e Qendrës për punë sociale, Sevdije Ibrahimi, që ka marrë rastin në trajtim, tha se fëmijët janë nga martesa e parë e nënës.
“Kjo ka qenë një nënë e rimartuar në një qytet tjetër, jashtë Prishtinës.
Ajo i ka 3 fëmijë nga martesa e parë, ndërsa nga martesa e dytë i ka dy fëmijë të tjerë. Fëmijët nga martesa e parë, janë 16, 15 dhe 11-vjeçarë”, ka thënë Sevdije Ibrahimi./a.k/noa.al/