Transmetuar më 15-08-2019, 21:59

Flokët e thatë janë një problem i vërtetë, sidomos në stinën e verës. Për riparimin e tyre ekziston një maskë e cila përgatitet lehtësisht në shtëpi.

Banania mund të përdoret shumë mirë si një maskë për flokët, e shoqëruar edhe me pak vaj ulliri.

Duke i përzier mirë këta dy përbërës, pasi të përftohet një masë kremoze, aplikojeni në gjithë gjatësinë.

Kjo pasi tuli i bananes është një hidratuese e mirë për shkak të vitaminës A, duke sjellë rigjenerim, shkruan noa.al.

Një maskë të tillë mund ta përdorni deri në dy herë në javë dhe do të shihni rezultatet e dëshiruara. /a.y/noa.al