Transmetuar më 15-08-2019, 20:44

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me fotografi nga Vlora, nga punimet e bëra.

Ai bën me dije se së shpejti do të bëhet edhe sheshi i ri i Flamurit.

“Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm”, shkruan Rama.

Ai thotë se gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë.

“Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma…Vlora që duam. Shqipëria që duam|, shkruan në mbyllje kreu i qeverisë. /a.y/noa.al