Transmetuar më 15-08-2019, 18:34

Dy grabitës e kanë pësur keq nga një çift të moshuarish, teksa shkuan në shtëpinë e tyre për të vjedhur.

Edhe pse të pasjisur me hanxharë dhe thika, ata nuk e përmbushën dot “misionin” e tyre.

Ngjarja është regjistruar në një zonë jugore të Indisë, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në internet.

Shanmugavel, 75 vjeç, ishte ulur jashtë shtëpisë së tij kur një prej grabitësve i vë peshqirin në fyt dhe tenton ta mbysë.

Në këtë moment gruaja e tij, 74 vjeçe, del në oborr dhe nis t’i gjuajë grabitësit me çfarë kishte në dorë.

Në këto kushte, burri arrin të shpëtojë nga duart e njërit prej hajdutëve dhe të dy vazhdojnë t’i godasin ata me sende të ndryshme.

Në fund, pleqtë arrijnë të largojnë grabitësit pa marrë gjë. /k.k/noa.al/