Transmetuar më 15-08-2019, 13:51

Çdo vit, një person prodhon rreth 460 kilogramë mbetje, ose thënë ndryshe sa pesha e një ariu polar. Lumi Po, atë sasi e kthen në formë mikroplastike duke e derdhur në detin Adriatik.

Është kjo e dhëna që del nga studimi italian me titull “Un Po di plastica” (Pak plastikë), i zhvilluar nga A.I.C.A. (Associazione internazionale per la comunicazione ambientale- Shoqata ndërkombëtare për komunikimin ambiental) dhe European Research Institute gjatë “Keep Clean and Run”, një maratonë me shtatë etapa kundër mbetjeve plastike të pranishme në lumin më të gjatë në Itali.

Të nisur në muajin maj, maratonistët e drejtuar nga Roberto Cavallo, ideatori i maratonës, kanë ecur dhe pedaluar për shtatë ditë me radhë përgjatë lumit, duke mbledhur mbetjet e braktisura në ujërat e tij.

Nga materiali i mbledhur, rezultoi se në një vit, lumi derdh 11 tonë mikroplastikë në detin Adriatik, shkruan noa.al

“Analiza jonë përfaqëson hapin e parë të një sërë përpunimesh, për të njohur me saktësi nivelin e ndotjes së ujit. Është një hap i parë, por nuk është ende një analizë e plotë”, thotë Franco Borgogno, studiues i European Research Institute. /a.y/noa.al