Transmetuar më 15-08-2019, 08:52

Në vijim të operacionit të koduar “Plazh i lirë” është liruar rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra, duke u proceduar penalisht tre persona.

Edhe në Durrës është liruar rreth 1000 m2 plazh, duke u sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra dhe duke u proceduar penalisht dy pronarë të subjekteve.

Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorëz” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.

Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D., e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokë ” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /a.y/noa.al