Transmetuar më 15-08-2019, 00:12

Liverpooli fiton Superkupën e Europës, për herë të katërt  në histori.

Fitorja erdhi pasi mposhti pas goditjes së penalltive Chelsea-n e Frenkie Lampard që sërish zhvilloi një ndeshje shumë të mirë por nuk kishte fatin me vete.

Gabimin vendimtar e bëri sulmuesi i ri Abraham i cili humbi penalltinë e 5-të të Chelsea-t që u prit nga Adrian, pasi deri në ato momente të dyja skuadrat ishin treguar 100% të sakta. K

Këtë herë penalltitë i buzëqeshën skuadrës së Klopp që 10 ditë më parë, po me 11-metërsha, humbi Community Shield ndaj Manchester City-t.

Në takimin e luajtur në Besiktas Arena, 90 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan fitues pasi u mbyllën në barazim 2-2.

Me rezultatin 2-2 përfundoi dhe koha shtesë ndërkohë që te penalltitë fati i buzëqeshi skuadrës së Klopp./a.k/noa.al/