Transmetuar më 14-08-2019, 18:04
Teksa kanë kaluar shtatë muaj nga vdekja e futbollistit argjentinas Emiliano Sala dhe pilotit anglez, David Ibotson, hetimet kanë bërë zbulime tronditëse.
Gjithçka lidhur me dinamikën e rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonte sulmuesi në det.
Agjencia që po drejton hetimet “Air Accidents Investigation Branch”, ka zbuluar ditën e sotme detaje të reja.
Më konkretisht në trupin e futbollistit është gjetur një përqindje e madhe e monoksidit të karbonit.
Kjo përqindje ka qenë në nivele të larta edhe në kabinën e pilotit, çka sipas ekspertëve mund të shkaktojë humbje ndjenjash, përhumbje dhe atak kardiak.
Kësisoj dyshohet se ka qenë piloti ai që ka humbur kontrollin e avionit, duke u rrëzuar në det. /a.y/noa.al