Transmetuar më 12-08-2019, 18:20

Të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithsecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit.

Demi

Paraja dhe demët kanë një marrëdhënie utilitare. Demi përdor paratë, por edhe paratë e përdorin demin. Ka demë që përdoren shumë kollaj nga paratë, por pjesa më e mirë e tyre dinë si t’i menaxhojnë ato. Kursejnë në masë të moderuar, por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.

Virgjëresha

Të lindurit në këtë shenjë janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Virgjëreshat nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Bricjapi

Kjo shenjë është një ndër më puntoret. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë./b.l/noa.al/