Transmetuar më 12-08-2019, 16:28

Nippon Electric Company, një kompani e cila punon fuqishëm në fushën e teknologjisë në Japoni, ka realizuar një test të suksesshëm, lidhur me një makinë fluturuese, e destinuar për transport personash.

Pamja e makinës në fjalë është e ngjashme me një dron bardhë e blu.

Gjatë testit, “makina fluturuese” qëndroi pezull në ajër për thuajse një minutë.

Zhvillimi i mjeteve të kësaj natyre mbështetet nga qeveria japoneze, e cila pret që të futen në qarkullim për transport brenda vitit 2030, shkruan noa.al.

Këto super-drone, do të përdoren si zgjidhje lidhur me trafikun dhe në rast fatkeqësish natyrore. /a.y/noa.al