Transmetuar më 09-08-2019, 22:59

Kaloi me semafor të kuq, i bindur se nuk u pa nga askush dhe se mund ta kalonte lirisht, por djali 5 vjeç e ndëshkoi.

Është kjo ajo që i ndodhi pak ditë më parë në Gjermani, në qytetin bavarez të Wurzburg, ku një fëmijë vuri re shkeljen e semaforit nga i ati dhe telefonoi policinë, duke kërkuar që babai të arrestohej.

Lajmi i pazakontë u publikua në faqen zyrtare të Facebook, ku citohen fjalët e fëmijës, “Babai kaloi dy herë me semafor të kuq, duhet ta fusni në burg”.

Kjo pasi vogëlushi i mori nga dora celularin të atit. Ndërkohë policia e mori sërish mbrapsht numrin, duke qenë se kishte dëgjuar fëmijën e vogël duke bërtitur.

Kështu policia bëri me dije se babai që “shkeli ligjin”, nuk u arrestua, por i paralajmërua nga policia, me një buzëqeshje. /a.y/noa.al