Transmetuar më 08-08-2019, 21:28

Një video shokuese na vjen nga Peruja.

Një çift ishin duke u puthur sipër urës së Betlehemit në Cusco por në një moment kanë humbur ekuilibrin dhe janë rrëzuar që të dy nga 15 metra lartësi.

Hector Vidal 36 vjeç dhe Maybeth Espinoza 34 vjeçe, gjetën vdekjen që të dy pas rënies nga lartësia.

Ata u transportuan me urgjencë në spital por fatkeqësisht kishin pësuar dëmtime të rënda dhe nuk mundën të mbijetojnë.

Më poshtë keni videon, ndersa nuk këshillohet të shihet nga persona me ndjeshmëri të lartë./a.k/noa.al/