Transmetuar më 07-08-2019, 23:25

Bima e zakonshme lufton kancerin

I njohur si Gjahtari i Mjekësisë, Chris Kilham, bën një udhëtim në kopshtin Botanik të Nju Jorkut në Bronx, për të gjetur në një lëndinë, një bimë zbukuruese që gjithashtu ka vetitë e luftimit të kancerit

Nga Chris Kilham | Fox News USA

Në fushën e mjekësisë, shumë ilaçe për shpëtimin e jetës janë zhvilluar nga bimët. Në këtë kategori, pak kanë qenë të vlerësuara me sukses si trëndafili i Madagaskarit (latinisht Cathanthus roseus). Kjo është një bimë vendase në ishullin e Madgaskarit, në brigjet juglindore të Afrikës, edhe pse më pas është kultivuar dhe rritur në shumë vende të botës (edhe në Shqipëri). Kjo është një bimë përherë e gjelbër që mban lule rozë me pesë petale (ka edhe varietete të bardha dhe ciklamin). Në Indi bima ka disa emra popullorë. Në Itali, ajo quhet tradicionalisht si "Lulja e Vdekjes". Kjo për shkak të toksicitetit ekstrem të luleve dhe tërë bimës. Ndërsa trëndafili i Madagaskarit (kujdes mos e ngatërroni me mëtrikun, për shkak të disa ngatërresave në Google) është një ilaç i vlefshëm, është gjithashtu jashtëzakonisht helmues. Konsumi i bimës, përveçse në sasi të vogla fare, mund të jetë fatale. Si një ilaç tradicional, trëndafili i Madagaskarit është përdorur në sistemin e mjekësisë Indiane, Ayurvedic, për të trajtuar thumbimet me përdorim lokal. Në mjekësinë tradicionale kineze është përdorur për të trajtuar diabetin dhe malarien dhe në mjekësinë popullore Xhamajkane gjithashtu për të trajtuar diabetin. I njëjti përdorim anti-diabetik ka qenë pjesë e mjekësisë popullore të Filipineve. (Shënim: Informacioni nuk ka për qëllim të nxisë përdorimin e kësaj bime personalisht, por të japë informacion për medikamentet që janë krijuar prej saj dhe janë shumë efektive kundër disa lloj tumoreve, për t’u pasur parasysh nga mjekët konvencionalë, onkologët. Ndërsa përdorimi anti-diabetik i trëndafilit të Madagaskarit është krejt i paarsyeshëm, në një kohë që ka qindra produkte natyrore shumë të sigurta me efekt hipoglicemik).

Bima përmban deri në 70 alkaloide të njohura, shumë prej të cilave demonstrojnë vlera medicinale. Këto komponime përfshijnë komponimet anti-kancerogjene vinblastin, vincristine. dhe reserpinë për uljen e presionit të gjakut. Disa komponime të Cathanthus roseus tregojnë përfitim në rregullimin e sheqerit në gjak dhe të tjera ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Përdorime të tjera popullore të bimës përfshijnë për humbjen e kujtesës, çrregullime të qarkullimit të gjakut dhe dhimbje dhëmbi. Kjo bimë e njohur në mjekësinë popullore Xhamajkane, i bëri studiuesit të zbulojnë vetitë e saj natyrore kimike në vitet ’50. Analizat shkencore të Cathanthus roseus (trëndafilit i Madagasarit) çuan në zbulimin e dy përbërësve të panjohur më pare- vincristine dhe vinblastine, të cilat më pas janë zhvilluar në ilaçe të fuqishme për të shpëtuar jetën nga leuçemia dhe limfoma e Hodgkin. Si ilaçe moderne kimioterapeutike, si vincristine ashtu edhe vinblastine kanë demonstruar një vlerë të thellë. Në trajtimin e leucemisë, një kancer i gjakut dhe palcës së eshtrave, alkaloidi vincristina ka treguar përfitim të madh, veçanërisht në rastet e leucemisë tek fëmijët. Si rezultat i përdorimit të vincristine, nivelet e mbijetesës në këto raste janë rritur afërsisht nga 10 përqind në 90 përqind. I shpallur fillimisht nga Eli Lilly dhe Co në fillimin e viteve 1960 nën emrin Oncovin, ilaçi është efektiv dhe mjaft toksik. Efektet e marrjes së vincristine përfshijnë humbjen e flokëve, neuropatinë, çekuilibrin e natriumit dhe kapsllëkun. Ilaçi duhet të përdoret me shumë kujdes dhe në sasi të vogla, ose vetitë e tij toksike do të rezultojnë në vdekje. Vinblastina alkaloid nga trëndafili i Madagaskarit për herë të parë u izolua në Universitetin e Ontario. I përdorur në trajtimin e kokës, qafës, testikujve, mushkërive dhe gjinjve, ilaçi është provuar veçanërisht i efektshëm në limfomën Hodgkin që mori emrin nga Thomas Hodgkin, i cili zbuloi sëmundjen në fillim të viteve 1800. Limfoma Hodgkin përhapet në sistemin limfatik dhe karakterizohet nga nyjet limfatike të fryra dhe të dhimbshme, humbje peshe, djersitje gjatë natës dhe një mori simptomash të tjera. Për fat të mirë, sëmundja i përgjigjet mirë administrimit të vinblastinës, por efektet e dëmshme të ilaçit janë – duke përfshirë nauze, humbjen e flokëve, marramendje, dhimbje koke, depresion, dhimbje muskulore, presion të lartë të gjakut dhe çrregullime gastrointestinale. Agjenti kimoterapeutik më i ri gjysëm sintetik vinorelbine është dizenjuar në trajtimin e kancerit të qelizave jo të vogla të mushkërive. Shumë agjenci në fushën e të drejtave ndërkombëtare të pronësisë intelektuale e konsiderojnë zhvillimin e medikamenteve nga kjo bimë si një rast klasik i "biopiracisë" (pirateri, vjedhje). Përdorimi tradicional vendas i kësaj bime ka çuar në zbulimin e ilaçeve farmaceutike, pa sjellë përfitime për vendasit që e njohën, zbuluan dhe e përdorën fillimisht bimën. Një betejë e gjatë është bërë mbi të drejtat e banorëve të Madagaskarit, për shkak të fitimeve që rrjedhin nga zhvillimi i vincristine dhe vinblastine, por asnjë pagesë nuk ka shkuar ndonjëherë për popullin vendas.

Marrë nga një studim:

Kohët e fundit, omacetaksina (një preparat gjysmë sintetik), i izoluar nga Cephalotaxus harringtoni mori miratimin për pacientët me leuçemi myeloide kronike, kur frenuesit e tirozinë- kinazës dështojnë. Disa nga këto ilaçe që rrjedhin nga bimët konsiderohen thelbësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për trajtimin e një larmie kanceresh. “Lista e WHO (botimi i 20) përfshin përdorimin e vincristine-s për leuçemi limfoblastike akute, limfomën qelizore B difuze, limfomën Hodgkin, limfomën Burkitt, limfomën folikulare, Sarkoma Kaposin, retinoblastomën, rhabdomyosarcoma, sarkoma Ewing, tumori Wilms dhe neoplazinë trofoblastike gestacionale. Medikamenti vinblastinë është miratuar për limfoma Hodgkin, sarkoma Kaposi, tumorin e qelizave testikulare dhe të vezoreve. Medikamenti vinorelbina është miratuar për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla dhe kancerit e gjirit metastatik. Paclitaxel (kanceri epitelial i vezores, kanceri i gjirit në fazën e hershme, kanceri metastatik i gjirit, Sarkoma Kaposi, kanceri nazofaringeal, kanceri i mushkërive jo të vogla qelizore dhe tumori ovarian), Doketaksel (kanceri i hershëm i gjirit, kanceri metastatik i gjirit dhe kanceri metastatik i prostates) Etj. Por qindra dhe mijëra bimë të tjera, një numër i panjohur bimësh me përbërës antikancerogjen, potencialisht të dobishme, janë duke pritur të zbulohen…