Transmetuar më 07-08-2019, 14:59

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndoqi personalisht hedhjen e një rakete balistike me rreze të shkurtër.

Gjithçka si paralajmërim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut.

Lajmi u konfirmua nga agjencia zyrtare e lajmeve koreane në Pyongyang.

Ushtarakët koreano-jugor, deklaruan se zbuluan se Koreja e Veriut ka hedhur në det dy raketa të paidentifikuara.

Gjithçka ndodhi gjatë kësaj të marte, si paralajmërim për politikën amerikane në raport me Korenë e Veriut. /a.y/noa.al