Transmetuar më 06-08-2019, 14:24

Policia holandeze ka arrestuar një të ri 27-vjeçar, i cili në një video live në Facebook, shihej duke keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht me një fëmijë 8 vjeç.

Përballë pamjeve të abuzimit të publikuara në rrjetet sociale, disa persona sinjalizuan policinë.

Kështu agjentët arritën të lokalizojnë adresën, në qytezën e Leida në Holandë.

Autori i keqtrajtimeve, është një person pa precedentë, ndërsa fëmija është i afërm i tij, ndonëse nuk bëhet me dije lidhja mes tyre, shkruan noa.al.

Vogëlushi u kontrollua nga mjeku, ku pas asistencës së parë, iu besua shërbimeve sociale. /a.y/noa.al