Transmetuar më 06-08-2019, 14:21

A e dini se çfarë rreziqesh shëndetësore mund të na prekin nëse një mizë zbret në ushqimin që keni në pjatën tuaj? Le ta zbulojmë së bashku.

Të gjesh një mizë në një pjatë ose çdo insekt tjetër në një restorant nuk është padyshim një përvojë e këndshme.

Një grup studiuesish amerikanë kanë bërë një provë për të kuptuar se çfarë na bën më shumë përshtypje nëse hyjmë në një restorant dhe gjejmë mizat, milingonat ose brejtësit?

Nëse gjejmë një mizë, do të provonim neveri, por mbi të gjitha ajo mund të shkaktojë probleme serioze.

Mizat ushqehen me gjithçka që gjejnë nga frutat në perimet, duke kaluar nëpër kafshë në një gjendje dekompozimi dhe nuk përtypin ushqim, por e konsumojnë përmes enzimave të pranishme në pështymë.

Nga testet e kryera në laboratorë, shkencëtarët kanë theksuar se duke pasur parasysh dietën që ndjekin dhe mungesën e higjenës ato mund të na infektojnë nga sëmundje serioze.

Edhe këmbët e mizave mund të mbajnë mikrobe dhe të transmetojnë infeksione serioze si ethe tifoide, kolera, tuberkulozi dhe diarre.

Kështu që është mirë të mbani mend që gjithmonë të mbuloni ushqimin dhe nëse bie në kontakt me mizat është mirë ta hidhni larg për të mos u sëmurur, pasi nuk mund ta dimë se ku ishte dhe çfarë ka prekur më parë ose ka ngrënë miza./b.l/noa.al/