Transmetuar më 05-08-2019, 13:02

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që në 22 gusht të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të të shpërndarë Kuvendin.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje për krime lufte.

“Ky vendim, do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi se shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve.

“E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, deklaroi Veseli. /a.y/noa.al