Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu, jeton dhe vepron suksesshëm prej vitesh në Itali.
Ai së fundmi është emëruar anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë.
Ky vlerësim është bërë nga Ministri Italian i Kulturës Alberto Bonisoli me motivin e suksesit profesional të balerinit shqiptar në Itali.
Lajmin e ka dhënë vetë balerini shqiptar në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
"Stina e Verës shpesh lulëzon nga lajmet e bukura. Këto ditë u zyrtarizua emërimi im si anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë, ky besim që m’u bë nga Ministri i Kulturës më mbush me gëzim e krenari. Do të përpiqem të bëj një punë të mirë e do t’i kushtohem këtij impenjimi të ri me gjithë pasionin e dedikimin që kam bërë gjithmonë në punën time"./a.k/noa.al/