Transmetuar më 03-08-2019, 20:24

Një studente britanike, 19-vjeçe, humbi jetën pasi u hodh nga aeroplani.

Alana Cutland, studente e Kembrixh, një nga studentet në universitetin më të mirë në botë, tronditi opinionin publik në Britani.

Pas hetimeve mbi ngjarjet besohet se ajo përjetoi një gjendje emocionale paniku çka e çoi në aktin ekstrem.

Ka dyshime se ka qenë edhe nën efektin e drogës.

Vajza adoleshente kishte udhëtuar drejt Madagaskarit me një aeroplan të vogël për të kërkuar rreth species së gaforreve, të cilin e financoi ajo vetë.

Por pikërisht kjo besohet se dikoi në gjendjen e saj psikologjike.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, në një moment, Alana Cutland u çorientua dhe mendoi se do ta burgosnin autoritetet e Madagaskarit, nëse nuk do përfundonte detyrën.

Personat që kanë qëndruar pranë saj thonë se në fillim ishte shumë e entuziazmuar kur filloi projektin.

Gjendja e saj emocionale ndryshoi rrugës derisa ajo ra nga  një lartësi mbi 1 mijë metra. Policia tani po përpiqet ta gjejnë trupin e saj në rajonin e largët Analalava.

Shanset janë të pakta, për shkak të terrenit. /a.m/noa.al/