Transmetuar më 02-08-2019, 00:17

Heshtja e varrit ka pllakosur mjedisin publik shqiptar mbi lajmërimin se bashkëpunëtorit kryesor të Kryeministrit, Vangjush Dako, ju ndalua hyrja në shtetin më të fuqishēm të botës për arsye korrupsioni.

Hesht Kryeministri i cili bën sikur jeton në univers paralel, hesht edhe e ashtuquajtura opozitë që ka shkuar me pushime, hesht spiuni digjital i Trustit, heshtin analistët, heshtin dhjetra lajme TVëra që duhet t’i milnin kësi lajmesh si blegtori lopën sidomos në ditē vere, heshtin eunukët e Parisë që e kuptojnë shumë mirë domethënien.

Hesht për këtë çështje madje edhe kllouni që vesh kostumin humoristik të zëdhënësit të FBIsë, i mbiquajturi Katundari AngloSakson Spartakus Ngjelton.

Edhe kur flitet, lajmi deformohet, shqyrtohet heqja e vizës por jo arsyeja e korrupsionit kriminal e as pasojat për Kryeministrin dhe vendin, dhe bëhet kalimi i menjëhershëm i lajmit tek…..Teatri.

Pra, shiheni me kujdes, bëhet publike që bashkëpunëtori më i ngushtë politik i Kryeministrit shpallet persona non grata et quia corrupta, dhe askush nuk flet.

Madje të gjithë bashkë punojnë me kujdes dhe devotshmëri për t’a mënjanuar, minimizuar e devijuar lajmin tek zhurma e përditshme.

Pse e shmangin lajmin dhe analizēn? Cili është mesazhi që morën? Pse drejtuesit e shtetit dhe të gjoja opozitës të huajt i kanë izoluar si qelbësit në kafaz dhe kanë vënë maskë në hundë?

Çfarë tregon kjo për sistemin e këtyre, mungesën e dinjitetit e sovranitetit shtetëror, kriminalizimin e tejskajshëm të Parisë nga të gjitha krahët, por veçanërisht kryeqeveritarit Rama?

A mendoni se ishte koinçidencë që një vendim i marrë me gjasë kohë më parë u shpall tani dhe a thua të jetë krejt pa lidhje me Ramën?

A mendoni se kur goditet koloneli, gjenerali që e urdhëron atë dhe kolonelët e tjerë s’ka lidhje fare? Pse i ka ngecur zëri në grykë tenorit Lul dhe kryetarit real të Trustit Berisha? Ku janë të tjerët opozitarë zinxhirëkëputës?

Bējani pyetjet vetes dhe konkluzioni i vetëm i mundshëm është se këta nuk duan t’ja dinë as për shtet, as komb, as nder, as dinjitet e askurrgjë tjetër përveç fitimit. Do dilni domosdoshmërisht në përfundimin se ju jeni për ta skllevër të paditur që munden t’ju manipulojnë si e sa duan. Do kuptoni se këta janë bashkë kur vjen puna tek dakordësia për t’ju sunduar por ndahen si hiena për hisen e kockave tuaja.

Mirëpo rrena dhe heshtja nuk shkojnë dot përherë. Ndaj dhe duhet thënë e vërteta. Shiheni dhe shqyrtojeni me sytë e veshët tuaj, jo nëpërmjet borive të tyre.

Shënim i redaksisë: Qëndrimet e autorit janë personale