Transmetuar më 01-08-2019, 00:06

Heshtje varri në Tiranë ndërsa diçka shumë erëkeqe po gatuhet. Ende nuk kam parë një analizë të saktë nga Tirana të zhvillimeve të fundit.

Analiza duhet të shqyrtonte ndër të tjera këto fakte në kontekstin kohor dhe hapësinor:

Presidenti që thërret për tërmetet një institucion që me tërmetet s’ka punë, po ka me Sigurinë Kombëtare, pse?;

Kryeministri që thotë s’jam grek pa e pyetur njeri, dhe që merr njoftimin se tanimë është persona non grata aty ku merren vendimet, pse tani?;

Vizitat e ministrit Turk në Tiranë dhe drekat e Erdoanit si me Kryeministrin edhe me Presidentin në Turqi, ku ai i thirri e këta i shkuan me vrap, pse dhe pse tani?;

Ndryshimet në hierarkinë e PS-së dhe arsyet reale të tyre. Pse dhe për llogari të kujt?;

Por dhe vizita e Uzurpatorit të Kishës autoqefale shqiptare në Athinë me kryeministrin e ri Miçotaqi i cili haptazi rideklaroi objektiv të ashtuquajturin Vorio Epir, pse tani dhe pse haptazi tani?;

Situata gjeopolitike në rajon dhe roli i Fuqive të Mëdha, çfarë po ndodh në Ballkan e Kaukaz;

Si dhe disa ndodhi, eliminime, tensione, lëvizje e deklarata të tjera që duhej të shqetësonin çdokënd me mend në kokë.

A thua të gjitha koinçidenca? E gjithë brigada e plehut në Tiranë shumëzon zhurmën e Parisë, Theatri, Unaza e Re, çdo ditë del nga një ngjarje për t’a shmangur vëmendjen. Po ka ca zhurma të këqija që dallohen edhe nga jashtë derës sidomos kur ndodhin në të njejtën periudhë kohore.

Profesionistët e Parisē i shohin e i kuptojnë, ndoshta kanë edhe më shumë informacion se kaq, por heshtin.

Këtyre që na qeverisin e opozisin herë njëri e herë tjetri smund t’ju besohet aspak sepse janë të shitur disafish. Por institucionet kanë detyrë të na informojnë e jo tē hedhin shashka. Çfarë po ndodh dhe pse ju fshihet shqiptarëve???