Transmetuar më 31-07-2019, 18:37

Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maune në Britani, ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit në perëndim të Anglisë, kufi me Uellsin.

Pa ditur anglisht, ai u strehua në një familje angleze si minoren.

Pas pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës.

U dallua në matematikë dhe lëndët e shkencave ekzakte.

Përveç se një nxënës i mirë, ai vlerësohej edhe për sjellje të shkëlqyer.

Stiven Bregu demonstroi vlerat më të mira në shkollë dhe në jetën e përditshme.

Por nuk mjaftonte. Dhe vjen një ditë që duhet të depërtohej, pas pesë vjet qëndrimi në azil.

Shokët e shkollës, familja ku ai u rrit dhe komuniteti që e njihte, përmes një peticioni mblodhën plot 100 mijë firma në mbrojte të adoleshentit shqiptar.

Ishte kjo fushatë sensibilzuese dhe mediatike e shkollës, familjes angleze, si dhe vetë kryetarit të Bashkisë së qytetit të Bristolit, që çuan në ndryshuan e vendimit të depërtimit.

Apeli vendosi që kundrejt rregullit dhe ligjit, duhet të merrej në konsideratë peticioni dhe dëshira e tërë komunitetit ku ai jetonte.

Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit ka dy javë kohë, për të apeluar sërish, edhe pse gjasat janë të pakta, pas presionit të madh publik, për të depërtuar 18-vjeçarin shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Bristol, pas vendimit tha shpreson që “një rast i tillë do të çojë në një reforme me të gjerë të sistemit britanik të azilit, me qëllim që askush të mos kalojë nëpër kalvarin dhe traumën që kaloi Stiven Bregu”.

Rasti i tij tregoi se shqiptarët në Britaninë e Madhe, edhe pse kanë shkuar ilegalisht nuk janë ata që pasqyrohen shpesh nëpër kronika, si njerëz të krimit dhe drogës. Janë njerëz që duan të jetojnë , punojnë e të arsimohen me dinjitet.

Triumfi i Stiven Bregun ishte triumf për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, për një jetë më të mirë, apo edhe për imazhin e të gjithë shqiptarëve./a.m/noa.al/