Transmetuar më 30-07-2019, 23:31

Nga humbja e kontrollit të nivelit të glukozës në gjak shkakton edhe diabetin 2, ndërsa mjekët thonë se dieta luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e nivelit të sheqerit.

Janë katër lloj lëngjesh që ndihmojnë që ky nivel të mbahet siç duhet:

Çaji i zi

Është gjetur se çaji i zi dhe ai i gjelbër kur u janë dhënë diabetikëve brenda tre muajve janë vërejtur rezultatet e para – pra ata kanë efekt në zbritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Lëngu i domateve

Sipas një studimi ky lloj lëngu redukton shtypjen e gjakut, kolesterolin dhe sëmundjeve të zemrës.

Kombuqa

Është një ushqim i fermentuar që është i pasur me probiotikë që luan rol të rëndësishëm në ruajtjen edhe të shëndetit të zorrëve.

Proseko

Alkooli nuk është faktor rreziku te diabeti 2, por mund të përmbajë shumë kalori të cilat mund të çojnë në shtim peshe dhe mund të rrisin rrezikun për zhvillim të sëmundjes. Ekspertët thonë Proseko mund të jetë zgjedhja më e mirë kur bëhet fjalë për pijet alkoolike. /a.m/noa.al/