Transmetuar më 29-07-2019, 23:45

Të paktën 65 persona u vranë në një sulm që dyshohet se u krye nga militantët e Boko Haram, në Nigeri. Viktimat po ktheheshin nga një funeral në rajonin verilindor të Bornos.

Askush nuk e ka marrë përsipër sulmin tragjik.

Në zonë veprojnë grupet terroriste Boko Haram e ISWA, të cilat akuzohen se kanë kryer edhe më herët tragjedi të shumta, ndërsa shteti nuk po i thyen dot.

Kryetari lokal, Mohammed Bulama, u citua nga Reuters të thoshte në televizion se sulmuesit vranë 21 vetë që u kthyen nga funerali në një fshat në Nganzai të shtunën dhe 44 të tjerë, kur ata u përpoqën të rigrupohen për t’u mbrojtur.

Lokaliteti Borno është epiqendra e sulmeve dhe veprimtarisë së Boko Haram dhe ISWA. Një javë më parë, disa komunitete u përballën me militantët e Boko Haram dhe raportohet se u vranë 11 prej tyre, çka sulmi i fundit mund të ketë qenë edhe hakmarrje prej tyre./a.m/noa.al/